Është folur gjatë në media në lidhje me debatin virtual midis Flori Mumajesit dhe Sabri Fejzullahut.
I gjithë ky debat nisi kur Sabri Fejzullahu përmendi emrin e Florit për blerje klikimesh.
Kaq mjaftoi që kantautori të shkruante një status të gjatë për Sabriun, duke i thënë të mos merrej me fjalët e grave.
Kjo u kujtua edhe gjatë emisionit “Late Night Show” të Kastro Zizos, teksa ishte i ftuar gazetari i njohur Flavio Qarri.
Ndërkohë që flisnin për numrin e madh të ndjekësve në Instagram që kanë vipat shqiptarë dhe aludimet nëse janë apo jo të blerë, Flavio u shpreh:
“Sabri Fejzullahu e bëri për të qarë Florin. Shumë mirë bëri.”- u shpreh ai, duke shtuar se nuk ka asgjë me këngëtarin, madje kishin pasur një miqësi të vjetër.
“Pinit bashkë:”- e pyet Kastro.
“Jo, pak, rrallë se është e frikshme. Dikur ishte i frikshëm Flori, të pije me Florin, sepse pinte shumë. Tani nuk e di, kam kohë pa ndenjur me Florin. E përshëndesim.”- thotë Flavio para kamerave.








