Një shpërthim ndodhi kur gazetari i Top Channel, Artur Bibe, po raportonte live për edicionin e lajmeve.

Zhurma e shpërthimit ndodhi, ndërsa një tufë zogjsh u larguan të trembur.

Gazetari Artur Bibe ndodhet në Kiev, ndërsa operatori Ilia Poçi është nisur drejt Odesës.

Bibe e përshkruan situatën të qetë, ndërsa ukrainasit po evakuohen drejt vendeve të tjera për t’i shpëtuar luftës. Ai thekson se mijëra ukrainas që jetojnë jashtë, po kthehen për të mbrojtur në vendin e tyre.

“Drama po përjetohet në kufirin mes Rumanisë dhe Ukrainës, mijëra fëmijë dhe gra po largohen, nuk ka burra, janë përfshirë në luftë, ndodhen në temperatura minus 5, minus 6, ishte një udhëtim i lodhshëm”, tha Bibe.