Gazetari kosovar rikthen në vëmendje shkrimin e vitit 1998 për Njësinë Speciale të UÇK-së

Gazetari kosovar, Petrit Musolli ka rikithyer në vëmendje shkrimin që kishte bërë para 23 viteve për Njësinë Speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Musolli publikoi faqen e një gazete ku ishte shkruar një artikull për UÇK-në me titullin “Njësia Speciale, të cilën e ka çdo ushtri në botë, është mëse e nevojshme sin ë luftë ashtu edhe në paqe”.

Në këtë shkrim thuhet se ‘deri më 1998, Njësia Speciale e UÇK-së ka kryer rreth 20 sulme, ku 80 % prej tyre kanë qenë plotësisht të suksesshme, si dhe aksione të tjera jashtë territoreve që kontrollon UÇK-ja të cilat janë qind për qind të suksesshme’.

Në fotografinë e mëposhtme shihni shkrimin e plotë të gazetarit Petrit Musolli: