Gazetari Idro Seferi mesazh përkujtimi për familjarët e vrarë në luftë

“Përkundër të gjithave ende besoj se njerezit janë vërtëtë të mirë në zemër”, ka cituar gazetari shqiptar që jeton në Beograd autoren e famshme hebrarike që u vra në fund të luftës së Dytë Botërore, por la pas vete një ditar.

Gazetari Seferi ka përkujtuar djalin e hallës së tij dhe familjarët që u vranë në një masakër në vitin 1999, pikërisht me 29 mars.
“Ne filsnim gjatë e nga fillimi në vitin 1998 dhe gjithmonë bënim plane për të shkuar për not bashkë. Ti, një ditë ndoshta do të bëheheshe mjek e unë gazetarë. Ne tentonin të jenim kënaqësi përgjithmonë edhe gjatë luftës duke dëgjuar muzikë bashkë dhe duke shetitur gjatë. Isha I lumtur të kisha një shok me vete”, ka shkruar Seferi në llogarinë e tij në rrjetin facebook në gjuhën angleze.

Ai ka shkruar se sa herë kthehet në shtëpi kalon nga varri I tij. “Neve të gjithëve na mungon”, ka shkruar seferi duke sqaruar se kushëriri I tij është varë në moshën 15 vjec bashkë me 12 persona të tjerë, një pjesë të afërm të familjes dhe së shumica kanë qenë të mitur. “Milaimi, kur po inin nga lufta ka jetuar në shtëpinë timë. Ka qenë në vitin e dytë të shkollës së mjekësisë”, ka shkruar Seferi.