Gazetari i gazetës së njohur amerikane New York Times, Gabriel Sherman, ka deklaruar se gjendja e presidentit Donald Trump, ishte e përkeqësuar dukshëm mbrëmjen e së premtes.

Ai shkroi në rrjetin social Twitter, se Trumpi para se të dërgohej në spitalin ushtarak Walter Reed, vazhdimisht pyeste se a do të përfundojë si miku i tij, Stan Chera, i cili kishte vdekur në prill nga koronavirusi.

“Bisedat me republikanët afër Shtëpisë së Bardhë tregojnë se gjendja e Trumpit ishte më e rëndë sesa thoshin nga Shtëpia e Bardhë. Para se të dërgohej në Walter Reed, Trumpi vazhdimisht pyeste ndihmësit: A do të përfundoj si Stan Chera? (Chera ishte mik i Trumpit)”, ka shkruar gazetari Sherman.

Presidenti Donald Trump, të premten mbrëma është dërguar në spitalin ushtarak Walter Reed, ndërsa sot ka shkruar në “Twitter” dhe ka thënë se është në gjendje të mirë.