Keir Simmons

Gazetari i NBC-së e pyet troç Putinin: Z.President, a jeni ju vrasës, siç thotë Bideni?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një intervistë për NBC, është pyetur nga gazetari Keir Simmons nëse ai është vrasës, ashtu siç e ka quajtur presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Biden kishte deklaruar në disa raste ai i kishte thënë Putinit në fytyrë se ai nuk ka shpirt gjatë një vizite në Kremlin në vitin 2011 si zëvendëspresident. Ai së fundi e ka quajtur vrasës Putinin, i cili është akuzuar shpesh për porositjen e vrasjeve të kundërshtarëve të tij politikë.

I pyetur gjatë intervistës 90-minutëshe në Kremlin nga gazetari Simmons nëse ai është “vrasës”, Putini dha një përgjigje të tërthortë.

“Gjatë mandatit tim, unë jam mësuar me sulme nga të gjitha llojet e këndeve dhe nga të gjitha llojet e zonave nën të gjitha llojet e pretekstit dhe arsyeve dhe të kalibrit e ashpërsisë së ndryshme, dhe asgjë prej tyre nuk më habit”, tha Putin, duke e vlerësuar etiketën “vrasës” si “Hollywood Macho”.

Nën presion nga Simmons, i cili përmendi me emër disa nga kundërshtarët e Putinit që janë vrarë në vitet e fundit, udhëheqësi rus u shmang sërish.

“Shikoni, ju e dini, unë nuk dua të dukem si i pasjellshëm, por kjo duket si një lloj mostretje përveç që është mostretje verbale. Ju keni përmendur shumë individë që kanë vuajtur dhe u janë zhdukur në momente të ndryshme për shumë arsye, në duart e individëve të ndryshëm”, tha ai.

Putini gjithashtu e hodhi poshtë si “të pakuptimtë” një raport të Washington Post se Rusia po përgatitej t’i ofronte Iranit një sistem të përparuar satelitor që do t’i mundësonte Teheranit të gjurmonte objektivat ushtarake, përfshirë trupat e mbetura të SHBA-së në Irak.

“Është thjesht një lajm i rremë”, tha ai. “Të paktën, nuk di asgjë për këtë lloj gjëje. Ata që flasin për të ndoshta do të dinë më shumë. Është thjesht marrëzi”, tha lideri rus.

Për ta parë videon, klikoni KËTU.