Ilir Binakaj

Gazetari i Bujkut në RTK: Në dhomën ku jam i shtrirë në QKUK vdiqën persona nga koronavirusi, ju lutem kujdes

Gazetari i emisionit ‘Bujku’ në Radio Televizionin e Kosovës, Ilir Binakaj, tash e disa ditë po qëndron i shtrirë në Klinikësn e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e infektimit me coronavirus.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Binakaj ka thënë se në dhomën ku ai është i shtrirë, për 12 orë vdiqën dy pacientë të infektuar me COVID-19.

“Të nderuar miq,në dhomën ku jam i shtrirë,me 4 shtretër,në Kliniken e Mushkrive,në qark jo më gjatë se 12 orë,ndërruan jetë,dy pacientë.”, ka shkruar Binakaj në Facebook.

Ai ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes, pasi që situate me coronavirus është e rëndë.

“Kjo që u tha,tregon situaten e nderë,në të cilën po kalojmë.Ju lutem,mos e injoroni virusi.Me kujdes e syçeltësi e pa panikë e kalojmë….”, shkruan tutje ai.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit, teksa janë konfirmuar edhe 599 raste të reja pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 100.135 raste nga 490.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.039 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.900.

Ky është postimi i plotë i Binakaj:

Të nderuar miq,në dhomën ku jam i shtrirë,me 4 shtretër,në Kliniken e Mushkrive,në qark jo më gjatë se 12 orë,ndërruan jetë,dy pacientë.Kjo që u tha,tregon situaten e nderë,në të cilën po kalojmë.Ju lutem,mos e injoroni virusi.Me kujdes e syçeltësi e pa panikë e kalojmë….