Gazetari i BILD-it publikon hartën: Ja sa afër Jarinjës janë vendosur autoblindat serbe

Gazetari i të përditshmes gjermane Bild, Julian Roepcke, ka njoftuar sot se Ushtria e Serbisë ka vendosur autoblinda ushtarake saktësisht tri kilometra larg bllokadave të Jarinjës.

Sipas njoftimit të gazetarit të Bildit, autoblindat e vendosur nga ushtria serbe janë prodhim serb “Lazar 3″ dhe BOV M16 Milosh”.

“Ushtria serbe ka vendosur autoblinda Lazar 3 dhe BOV M16 Milosh, rreth tri kilometra në veri të bllokadës së rrugës në Jarinjë”, ka shkruar Roepcke.

Ai ka publikuar një harti që shfaq vendosjen e saktë të autoblindave serbe në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.