Gazetari i BBC: Diplomatët duket se janë ngopur me Albin Kurtin

Zhvillimet dramatike të së hënës në Bruksel për të gjetur një ujdi për targat dhe tema të tjera mes Prishtinës dhe Beogradit kanë marrë vëmendje të madhe.

Shumë reagime, që shprehin keqardhje për lëshimin e një mundësie të madhe nga ana të dyja vendeve që të arrijnë dicka në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së,

Gazetari i njohur Tim Judah ka shpërndarë në Tëitter një artikull ku thuhet “se BE-ja e ka fajësuar Kosovën për mos arritjen e një marrëveshje” ndërsa reagimi i një kolegu të tij ka qenë i menjëhershëm.

Reporteri për Ballkanin i BBC, Guy De Launey i ka komentuar duke thënë se “duket e pazakontë që BE-ja ta veçojë vetëm njërën palë në këtë mënyrë por nga bisedat e shumta me diplomatë ka dëgjuar që ata janë ngopur me Albin Kurtin”