Gazetari holandez tregon se a gjendej dikush brenda ndërtesës që u bombardua

Ndërtesa ku gjendeshin Associated Press, Al Jazeera dhe media të tjera në Gaza është bombarduar nga Izraeli. Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari holandez i mediumit RTL i cili mbulon zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Ai ka treguar se të gjithë gazetarët që gjendeshin aty janë larguar me kohë, megjithatë thotë se pajisjet dhe e gjithë arkiva janë shkatërruar.

“E pabesueshme. Gazetarët kanë dalë nga ndërtesa me kohë, por pajisjet dhe arkiva, janë shkatërruar”, ka shkruar Olaf Koens.