Trajtimi

Gazetari Halil Halili e tejkalon sëmundjen: Jam shëndosh e mirë si molla

Gazetari, Halil Halili u përball me një sëmundje serioze , për shërimin e tij ai kërkoi trajtim mjekësor në Turqi.

Përkrahja morale ndaj gazetarit ishte e madhe. Por, edhe pozitiviteti i tij ndikoi që sot të kemi një lajm të madh.

Lajmi i madh është që më nuk ekziston sëmundja tek Halili. Ai Këtë e bëri publike në një postim në Facebook.

“Sot e mora rezultatin mas perfundimit te terapive dhe rezultoj qe smundja ma nuk ekziston”, shkroi Halili ndër tjerash.

Ky lajm ka gëzuar shumë familjarët e tij, miqtë dhe kolegët e Halilit.

Postimi i plotë:

Sot e mora rezultatin mas perfundimit te terapive dhe rezultoj qe smundja ma nuk ekziston. Per kete dite t’sotme meritat ma t’mdhaja i keni gjithe ju qe n’ditet ma t’veshtira ishit afer meje dhe familjes time. Na u gjetet ne te gjitha mnyrat, si ne aspektin financiar edhe me mbeshtetje morale. Ka gjasa qe mjeket vendosin ta vazhdoj tretmanin per shkaqe sigurie, n’mnyre qe te ulen minimalisht gjasat e rikthimit te semundjes, por e rendesishme osht qe une sot jam i shnosh si MOLLA. Ju Dua.