Ivica Puljiq

Gazetari boshnjak në Uashington: Daçiq erdhi “verbërisht” në SHBA për KS të OKB-së, por u kthye i zhgënjyer në shtëpi

Ivica Puljiq, gazetari boshnjak që është korrespondent i Al Jazeera Balkans nga Uashingtoni ka raportuar për prapaskenat e mbrëmshme nga Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ai ka njoftoi se Serbia, përmes Rusisë, nuk arriti të imponojë temën e 25 vjetorit të bombardimit të RF të Jugosllavisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Seanca u mbajt dje dhe vetëm tre shtete ishin për vendosjen e temës së bombardimeve të RF të Jugosllavisë në rendin e ditës të seancës.

“Serbia nuk arriti, me ndihmën e Rusisë, të vendoste në agjendën e Këshillit të Sigurimit temën: 25 vjetorin e bombardimit të Serbisë nga aleanca NATO. Vetëm tre shtete e mbështetën idenë, ndërsa 12 abstenuan, që në praktikë do të thotë kundër, ka shkruar Puljiq.

Përveç kësaj, Puljiq ka ndarë informacione sesi Daciq ka ardhur “verbërisht” në SHBA dhe është kthyer i zhgënjyer në shtëpi.

“Në ndërtesën e OKB-së gjatë gjithë kohës ishte Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, i cili “verbërisht” mbërriti në Nju Jork me shpresën se do të mund të fliste në Këshillin e Sigurimit. E vetmja gjë që arriti të bënte ishte të siguronte një rrogë jetese. Ai besonte në Rusi, por…”, tha ai.

VIDEO BONUS: