Gazetari anglez mahnitet: Kane dhe të tjerët po duartrokiten duke u larguar nga fusha

Shefi i gazetarëve të sportit në prestigjiozen angleze “The Times”, Henry Winter, është befasuar nga mikpritja e tifozëve anglezë në Kosovë.

Pas takimit “Dardanët” mbanë lart një baner ku shkruhej “Faleminderit”, dhe Winter është ndarë mëse i kënaqur me atmosferën që ka mbretëruar gjatë këtyre ditëve në Kosovë.

“Tifozët e Kosovës mbajnë lart banerin ku shkruhet “Faleminderit” deri sa kombëtarja angleze shkon për të përshëndetur tifozët e vet pas fitores 4-0. Kane dhe të tjerët po lëshojnë fushën duke u duartrokitur”, shkruan Winter në Twitter, transmeton Gazeta Express.

Përveç kësaj, Winter i është bashkangjitur lojtarit Harry Maguire, i cili më herët kishte shkruar se ishte një kënaqësi të vinte në Kosovë, dhe kishte falënderuar njerëzit për mikpritje.

 “Mirë e ke thënë, Harry Maguire. Mikpritja për miqtë në Prishtinë ka qenë fantastike”, shkroi Winter.

Kosovan fans hold ‘thank you’ banner as #eng head off to salute England fans after 4-0 win (Mount got 4th). Kane and company applauded off #KOSENG pic.twitter.com/Jb9Jue0r7C— Henry Winter (@henrywinter) November 17, 2019