Gazetarët ukrainas dhe afganë pajisjen me kartela udhëtimi nga “Trafiku Urban”

Që nga sot deri në fund të vitit 2023, gazetarët ukrainas dhe afganë të strehuar në Kosovë, do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e “Trafikut Urban” në Prishtinë.

Këtë vendim e ka miratuar Komuna e Prishtinës, me kërkesën e paraqitur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, për të pajisur me kartela 18 gazetarë të strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.

Kartelat e udhëtimit ia ka dorëzuar sot drejtoreshës ekzekutive të AGK-së, Getoarbë Mulliqi-Bojaj, dhe kreshefit ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Trafiku Urban”, Burim Maraj.

Gazetarët janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo, i cili është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës, Misioni i OSBE-së në Kosovë, si dhe iniciativa Hannah Arendt.