Para nisjes së seancës konstitutive, para gazetarëve u deklarua ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, mirëpo derisa ai po fliste hyrjes së Kuvendit iu drejtua Kurti.

Gazetarët ia ndërprenë fjalën Çekut për të marrë një prononcim nga Kurti, por ky i fundit nuk u ndal.

Kjo ndërprerje e fjalës nuk i pëlqeu Çekut.

“Kjo është mungesë respekti. Unë ju respektova, ju nuk më respektuat”, tha ai.