Gazeta zvicerane 20 minuten, këtë të martë ka vendosur që ballinën e saj ta shkruaj në gjuhën shqipe.

Në ballinë, 20 minuten ngjarjes i ka fokusuar në tensionet Rusi – Ukrainë, ku thuhet se “Lindja kundër Perëndimit: Lufta më e mundshme se kurrë”.

Më tej, titujt e tjerë në ballinë janë në lidhje me atë se “NATO dërgon avionë edhe anije luftarake në Lituani, Bullagri dhe Rumani”,

Ndërsa, sipas ballinës së 20 minuten, Zvicra do t’i bëjë ftesë për takim presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin.

Sipas raportimeve kjo është hera e parë që 20 minuten ballinën e saj e shkruan në gjuhën shqipe.