Washington Post

Gazeta prestigjioze amerikane, “Washington Post” shkruan për protestën e studentëve në Shqipëri

Gazeta prestigjioze amerikane Washington Post, ka shkruar për protestën e studentëve shqiptar.

Në një artikull shkruan se “Mijëra studentë shqiptar protestoë kundër ngritjes së kostos së studimeve”.

Protestën e ditës së martë e quajti si më të madhën që është mbajtur nga dita e fillimit të saj.

Në shkrim paralajmërohet se protesta edhe mund të eskalojë, nëse kërkesat e studentëve nuk plotësohen.

Studentë të martën mbanin postera, vuvuzela dhe bërtitni “ulnin tarifat” përpara Ministrisë së Arsimit.

Në shkrim përmendet edhe oferta për dialog e kryeministrit Edi Rama,ku bëri thirrje për qetësi duke u kërkuar protestuesve “të ndërtojnë urën e komunikimit me qeverinë”.

Por me këtë rast studentët kanë hedhur poshtë ofertat e qeverisë për dialog.

Kërkesat e tyre përfshijnë shkurtimin e tarifave të shkollimit në gjysmë, duke vendosur një buxhet më të lartë për arsimin dhe një prani më të madhe të studentëve në bordet vendimmarrëse.

Protestat antiqeveritare u mbajtën edhe në qytete të tjera, ku protestuesit u ankuan për varfëri dhe çmime të larta të karburantit. Disa bllokuan rrugët kombëtare.

Megjithëse nuk lidhet hapur me protesta, opozita kohët e fundit i ka promovuar ato dhe gjithashtu ka udhëhequr disa nga tubimet.