Teoria

Gazeta gjermane “Bild”: A po e planifikon Putini luftën e ardhshme në Kosovë?

A do të ndezë Putin së shpejti luftën e ardhshme në Evropë? Me këtë pyetje e nis gazeta e njohur gjermane, “Bild”, një shkrim mbi një luftë të mundshme në Ballkan.

Ekspertët e Ballkanit paralajmërojnë për zhvillimet në Serbi me presidenti Aleksandar Vuçiq në krye.

“Putini do të krijojë një fushëbetejë në tokën evropiane në Ballkan përpara zgjedhjeve evropian me ndihmën e presidentit serb”, ka thënë aktivistja evropiane Kati Schneeberger për “Bild”.

Me “fushëbetejë të mundshme” ajo nënkupton konflikt në Kosovë.

“Bild” bën kontrollin e krizës me ekspertin serb Jakov Devçiq, kreun e zyrës së Fondacionit Konrad Adenuar për Serbi dhe Mal të Zi, duke renditur disa fakte që sollën në përshkallëzimin e situatës së sigurisë në Ballkan.

Shtator 2022: Sinjali i qartë: Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin e ardhshëm – gjashtë muaj pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe: Serbia ende nuk po merr pjesë në sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Maj 2023: Aleksandar Vulin (ish-shefi i inteligjencës) dhe Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm) përfaqësojnë Serbinë në konferencën e sigurisë në Moskë.

“Ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb. Të dy Vulin dhe Daçiq përfaqësojnë pozicione pro-ruse. Moska është e vetëdijshme se si ta irritojë Perëndimin politikisht”, thotë Devçiq.

Derisa Vulin dhe Daçiç ishin në Moskë, pati trazira serioze mes ushtarëve të KFOR-it (NATO) dhe serbëve të Kosovës në veri të Kosovës. U lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it.

Shtator 2023: Tensionet përshkallëzohen kur 30 paraushtarakë serbë të armatosur rëndë sulmuan oficerët e policisë në veri të Kosovës. U vra një polic kosovar. Vuçiqi dislokon trupa në kufi – më kërcënues se sa ka qenë prej vitesh!

Milan Radojçiç merr përgjegjësinë për sulmin, ikën në Serbi, arrestohet, por lirohet pak kohë më vonë.

“Hetimi është ende në vazhdim. Radoiçiqit iu ndalua të largohej nga vendi. Është e rëndësishme që BE dhe SHBA të vazhdojnë të kërkojnë një hetim gjithëpërfshirës për atë që ka ndodhur nga pala serbe”, tha Devçiq.

Tetor 2023: Në vend që të shkojë në samitin BE-Ballkan, Vuçiq udhëton në Kinë dhe takohet me Putinin atje – dhe nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën në margjinat e samitit të Rrugës së Mëndafshit!

Janar 2024: Serbia shpall rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Një mobilizim?

Një luftë e nxehtë është “më tepër e pamundur”, tha Devçiq, sepse “shumica e serbëve nuk duan ta njohin shtetin e Kosovës në asnjë formë, por gjithashtu nuk janë të gatshëm të hyjnë në luftë për të”.

“Situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është shumë e brishtë. Pa më shumë prani perëndimore dhe rrjedhimisht gjermane në veri të Kosovës, nuk do të ketë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, tha Devçiq.