Gazeta britanike rendit Shqipërinë si një ndër vendet për t’u vizituar në vitin 2023

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shpërndarë sot një artikull të gazetës britanike Metro, e cila e ka përfshirë Shqipërinë mes rekomandimeve për vendet që duhet të vizitohen në vitin 2023.

Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gazeta sugjeron “për vendet që duhen vizituar në vitin 2023, ku natyrisht Shqipëria është pjesë e guidës së rekomanduar”.

“Nga janari deri në nëntor të këtij viti 157 mijë vizitorë anglezë mikpritëm në Shqipëri, 93 për qind më shumë se një vit më parë”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë i Ramës:

🗞️🇬🇧 Edhe gazeta britanike #Metro, këtë fundvit rendit sugjerimet për vendet që duhen vizituar në vitin 2023, ku natyrisht #Shqipëria 🇦🇱 është pjesë e guidës së rekomanduar🙏

🔴⚫️Nga janari deri në nëntor të këtij viti 1️⃣5️⃣7️⃣ mijë vizitorë nga Anglia mikpritëm në Shqipëri, 93% më shumë se një vit më parë, ku mes tyre ka edhe bashkëatdhetarë me pasaportë britanike, po ku janë shtuar masivisht turistët britanikë✈️

#TëBashkuarJoTëNdarë🫶

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱

#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️