Video

Gaza, një ditë pas bombardimit të spitalit

Përmasat e shkatërrimit dhe dëshpërimi në fytyrat e civilëve të tronditur që po largoheshin nga spitali i bombarduar në Gaza janë kapur në videot që qarkullojnë në mediat sociale një ditë pas tragjedisë.

Në të njëjtën kohë, Izraeli dhe palestinezët fajësojnë njëri-tjetrin për vdekjen e qindra njerëzve në spital.

Në veçanti, lëvizja islamike palestineze Hamas, në pushtet në Rripin e Gazës, fajësoi forcat ajrore izraelite për sulmin në spitalin Al Ahli, ndërsa ushtria izraelite fajësoi Xhihadin Islamik Palestinez, një grup tjetër të armatosur palestinez, se ka dështuar në lëshimin e raketave, njëmbëdhjetë ditë pas shpërthimit të luftës, e cila u shkaktua nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit ndaj Izraelit.