Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri ka replikuar pas deklarimit të deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i cili tha se djali i saj është punësuar në Agjencinë e Aviacionit.

Gaxheri tha se deputeti s’ka të drejtë të merret me familjen e saj dhe të askujt tjetër, duke iu drejtuar si të mjerë.

“Ju jeni të mjerë, ju sulmoni familjen e të gjithëve, linçimi dhe sulmet e gënjeshtrat janë të juajat, kjo është arma e juaj unë jam këtu të jap përgjegjësi për emrin tim, e ti me fjalin tim shko merru në Gjykatë nëse ke diçka kundër, është e ulët me u marr me familjen tënde, unë s’merrna me familjen tënde. Ti a ke familje, ti e din që ki fami.je po unë s’merrem me familjen tënde, as t’i s’ke të drejtë as me ma ndrru mbiemrin tim me më quajt Koti as që kamë spekulu merru me ata që kanë shfrytëzu fonde, ata kanë padi ata kanë aktakuzë”, tha Gaxherri

Tutej ajo shtoi se s’ka dhe s’do të ketë kurrë aktakuzë.

“Unë s’kam dhe s’kam pas e s’do të kem…pra për 20 vjet”, tha Gaxherri