Gaxherri e ngriti në “qiell” partinë e saj: LDK-ja është më e mirë se të gjitha partitë politike

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri e ka ngritur në “qiell” partinë e saj.

Ajo në Kanal10 ka deklaruar se LDK-ja është partia më e mirë në Kosovë.

“Nëse i marrim të gjitha partitë dhe i krahasojmë, unë besoj se LDK-ja është lartë më e mirë se të gjitha partitë e tjera, e them me fakte”, ka thënë Gaxherri.

Ajo ka thënë se edhe pse një kohë ka pasur pakënaqësi me LDK-në, ato janë shprehur publikisht, ndërsa ka thënë se tani është mjaft mirë në parti.