Gennaro Gattuso, trajneri i Milanit, e ka komentuar me këto fjalë fitoren 3-0 që skuadra e tij mori mbrëmjen e sotme në shtëpi kundër Empolit:

“Tri pikët nuk ishin të sigurta, Bakayoko dhe Paqueta nuk duhej të luanin, por kanë shtrënguar dhëmbët. Interpretimi i ndeshjes në pjesën e parë nuk më ka pëlqyer aspak. Qarkullonim topin, por nuk i shkaktonim asnjë problem Empolit. Jam zemëruar shumë”.

“Në pjesën e dytë kemi filluar të lëvizim më shumë. Mund të them se pjesën e parë e kemi luajtur me frena dore. Ne duhet të tregohemi të aftë të përfshijmë edhe publikun në ndeshje. Championsi? Mungojnë edhe 13 ndeshje, duhet t’i marrim me radhë”.