Seven Saraçi ka kohë që ka paralajmëruar rikthimin.

Seven Saraçi është duke punuar shumë për rikthimin e fuqishëm në tregun muzikor.

Së fundi, ai bëri të ditur se ka finalizuar edhe një projekt me videoklip, ndërsa ende nuk ka dhënë datë të saktë të publikimit të tij.

“Tjetër video e përfunduar. 2020-a duket e çmendur”, ka shkruar ai sipër videos së shkëputur nga një skenë e klipit.

Reperi së fundi është fotografuar në një studio bashkë me Stanaj, por nuk ka konfirmuar nëse po sjell bashkëpunim me të.