“Gati për aksion”- Çfarë po paralajmëron shefi i grupit parlamentar të LDK-së?

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pak minuta më parë ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social facebook së bashku me disa nga kolegët e tij të partisë.

“Gati për aksion GPLDK” shkruan Gashi në mbishrkimin e fotografisë por pa saktësuar se për çfarë bëhet fjalë.

Kujtojmë se me pezullimin e dekretit të Presidentit Thaçi nga Gjykata Kushteuese në lidhje me mandatimin si Kryeministër të Avdullah Hotit, nga kjo parti janë shprehur se do të respektojnë vendimet e saj dhe do të presin se çfarë do të vendosë kjo Gjykatë më 29 maj.