Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë për nder të Ditës së Mbulimit Universal të Shërbimeve Shëndetësore, ka organizuar një tryezë me temën  “Sigurimi Shëndetësor”.

Sipas të parit të shoqatës, Fadil Kryeziut, 1/3 e popullatës në Kosovë nuk merr shërbimin e nevojshëm shëndetësor, ndërsa 18 përqind e popullatës nuk kërkojnë fare shërbim shëndetësor për shkak të vështirësive financiare, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha  premtoi që me anë të ligjit të ri do të do ndërhynë në ligje.

“Sigurimet shëndetësore publike është një nga prioritet kryesore të Qeverisë dhe në planin Qeverisës së Kosovës, ku ne do të ndërhyjmë në ligje sepse e do edhe koha që të jemi në nivel bashkëkohor që të fuqizohet kapaciteti administrativ njerëzor, infrastrukturor si kusht për fillimin e grumbullimit të kontributeve”.

Të padiskutueshëm, kujdesin shendësor e  ka cilësuar edhe koordinatorja për zhvillimin e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson.