Gati 16 mijë qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15 mijë e 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 267 mijë e 979 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 794,812 persona.

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer mbi 13 mijë testime, prej tyre 1.891 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 1.483 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është rreth 113 mijë.

Në total numri i rasteve aktive është 25 mijë e 797.