Gati 14 mijë raste aktive me koronavirus në vend

12 pacientë të infektuar me coronavirus ka humbur jetën të enjten në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 975 raste të reja pozitive.

Në raportin 24 orësh të gjendjes me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë shëruar edhe 893 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75.647 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.874.