Gati 13 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 100, 655 persona. Prej tyre 2,053 kanë vdekur, 80, 842 persona kanë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 12,760.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). numri total i rasteve pozitive është 100,655 raste nga 493,776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,053 raste të vdekjes.

IKSHPK ka njoftuar të premten se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760.

Ndërkohë në Kosovë deri më tani kanë arritur vetëm 24 mijë doza të vaksinave, kurse masat e vendosura së fundmi nga Qeveria për kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të gastronomisë e shkollave, po vazhdojnë të kundërshtohen.

Ndërsa të hënën pritet të rihapet sektori i gastronomisë dhe fillimi i mësimit në shkolla