Gastronomia

Gastronomia në hall me krizat, më herët pandemia e tash vizat

2024-ta, solli realizimin e dëshirës më të madhe të kosovarëve, atë të liberalizimit të vizave, kjo duket se erdhi me pasoja për gastronominë e vendit.

Kjo e fundit, po konsiderohet si nga sektorët që më së shumti është atakuar me krizat, këtu vend duket se do të zë edhe ikja e punëtorëve drejt Evropës.

Kështu po bën të ditur Arian Vranica, nga kjo shoqatë, i cili thotë se me ikjen e puntorëve nga vendi do të ulet edhe fuqia konsumese.

Ngase sipas tij, një punëtor nuk po largohet si fuqi punëtore, por si një suktruturë përfaqësuese, kjo sipas Vranicës, po del të jetë shumë shqetësuese.

Bizneset e vogla, e pak edhe ato më mesatare, do të pësojnë pak më shumë, ndërsa më të qëmdrueshme do të jenë bizneset familjare e ato më të mëdha.

Si zgjidhje për çështjen në fjalë do të ketë metoda të shumta, e këtu zë vend edhe ardhja e punëtorëve nga shtetet e varfra, që siç thotë Vranica, këtu luan rol edhe standardi, e kjo praktikë siç bën të ditur vetë i pari i shoqatës së gastronomëve, veçse ka filluar të aplikohet.

Largimi i puntorëve drejt zonave schëngen, valën më të madhe pritet t’a ketë në muajt në vazhdim, nga marsi e tutje.