Gastronomëve u kërkohet të shtyjnë eventet e sotme në nderim të Albright

Shoqata e Gastronomëve ka kërkuar nga të gjithë gastronomet që eventetet e parapara për sot t’i shtyjnë për një datë tjetër, meqë sot është shpallur ditë zie në nderim të figurës së Madeleine Albright e cila vdiq dy ditë më parë.

“Të nderuar gastronome, kërkojmë nga ju që eventet e parapara për sot ti shtyeni për një datë tjetër.  Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj sepse mbajtja e eventeve nuk ka kuptim në ditë zie të shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Me respekt e dedikuar ndaj mikeshës dhe heroinës së popullit të Kosovës, znj. Medeline Albright, që dha kontribut të jashtëzakonshëm për gëzimin e lirisë tonë!”

Madeleine Albright ishte sekretarja e parë femër e shtetit në historinë e SHBA, shkruan lajmi.net.

Po ashtu ajo kishte luajtur një rol kyç për Kosovën gjatë viteve 90, kohë kur Kosova ishte në luftë. 

Postimi i pltë:

Të nderuar gastronomë,

Kërkojmë nga ju që eventet e parapara për sot ti shtyeni për një datë tjetër.

Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj sepse mbajtja e eventeve nuk ka kuptim në ditë zie të shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Me respekt e dedikuar ndaj mikeshës dhe heroinës së popullit të Kosovës, znj. Medeline Albright, që dha kontribut të jashtëzakonshëm për gëzimin e lirisë tonë!

SHGK