Një grup gastronomësh vushtrrias ka mbushur bagazhet e veturave me pije dhe ushqim për t’u dërguar policëve tanë që gjenden në veri në mbrojtje të rendit ligjor dhe kushtetues.

Këtë e ka bërë të ditur një burim i njohur nga Shoqata e Gastronomëve vushtrrias , emër i njohur për redaksinë, që ka thënë se kjo është bërë me vetëiniciativë të tyre për të ndihmuar policët dhe njësitë speciale që gjenden në veri.

Rikujtojmë se sost në media është publikuar një fotografi ku shihej një shujt e thjeshtë për policët të cilët gjenden në atë pjesë, ku tani është vështirësuar edhe qarkullimi në masë të madhe përshkak të barrikadimit dhe protestave nga serbët e asaj pjese.

No photo description available.
May be an image of drink