Gastronomët po i vuajnë reduktimet e rrymës, ankohen se vështirë ia dalin

Reduktimet e energjisë elektrike që ditëve të fundit janë shpeshtuar po u shkaktojnë mjaft telashe lokaleve të gastronomisë.

Ata thanë se po i lënë mbrapa si në përgatitje, ashtu po i dëmtojnë edhe nga ana financiare, sidomos kur rryma ndalet në kohë dreke ose në mbrëmje, kur këto lokale frekuentohen më shumë.

Nuk dihet sa do zgjasin këto ndalesa, veç se ajo që dihet është se Kosovën e pret një dimër goxha i vështirë, meqë importimi i rrymës nga jashtë u ndërpre.

Ndërkohë, nga Korporata Energjetike e Kosovës u bë me dije se janë duke punuar që të sigurojnë energji elektrike, derisa ky institucion u rekomandua që të shfrytëzojë 7 milionë eurot nga subvencioni i qeverisë për import të energjisë.