Gastronomët në protestë: Do t’i mbyllin lokalet dhe çelësat do t’ia dorëzojnë shtetit

Gastronomët e Kosovës të hënën me 27 korrik nga ora 12:00 do të mbajnë një aksion simbolik para qeverisë dhe Kuvendit.

Gastronomët kanë bërë të ditur se do t’i mbyllin lokalet dhe do t’ia dhurojnë çelësin shtetin.

Ata po kërkojnë që shteti t’iu ndihmojë, në të kundërtën thonë se shumica prej tyre do të bankortojnë.

Kujtojmë se qeveria ka marrë vendim që lokalet të punojnë vetëm deri në ora 21:00 dhe nuk ju lejohet që klientët të hynë brenda, por vetëm në terasa.