Gastronomët kërcënim Qeverisë: Pas 11 ditësh ne do të hapemi, me ose pa leje

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka reaguar kundër masave të reja. Ai ka thënë se pas 11 ditësh lokalet do të hapen me ose pa leje.

“Per keto 11 dite do te kerkojm subvencionime te pagave, te qirave dhe grante per biznese, do te kerkojmë strategji per te ardhmen tone”, shkruan ai.

Teksa shton se masat për gastronomët duhet të jenë lehtësuese e jo ndëshkuese.

Reagimi i tij i plotë:

Edhe një herë: Politika shkakton DËM, Gastronomia paguan FATURËN!

Edhe njëherë Gastronomia Kurban i situates!Edhe njeher po ndeshkohemi, 11 dite!

Pas 11 dite ne do te hapemi!

Me ose pa leje te qeveris ne do të hapemi!

Per keto 11 dite do te kerkojm subvencionime te pagave, te qirave dhe grante per biznese, do te kerkojmë strategji per te ardhmen tonë!

Me mire eshte te funksionoj Gastronomia e te qarkulloj paraja, e me keto para te Investohet në shëndetësi, të sigurohen shtreter e hapsira të mjaftueshme për të gjithë te prekurit me Covid si rezultat i fushatave parazgjedhore, e të sigurohen vaksina, se te sanksionohen bizneset.

Ne, per keto 11 dite mbyllje do te vazhdojm bisedimet me Qeverin e Kosoves me shpresë që të arrijmë një marrëveshje, mirepo nese nuk arrijme një marreveshje pas 11 dite nuk perjashtojme daljen ne rruge. Nuk na mbetet tjeter!

Masat qe do te vendosen duhet te jene LEHTESUESE per Gastronomet dhe jo NDESHKUESE!