Gashi, VV-së: U bëtë horë duke përdorur argumente të Thaçit për heqjen e taksës!

Analisti Astrit Gashi është treguar i ashpër sonte me Lëvizjes Vetëvendosje, respektivisht me dy zyrtarët e lartë të qeverisë: Haki Abazin, zëvendëskryeministët dhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

“Veç sa e dëgjova Haki Abazin që si arsyetim për heqjen e taksës të permend mes tjerash një argument të cilin e ka perdorur veç edhe një njeri tjetër, Hashim Thaçi. ‘Taksa e ka rritë kontrabandën’. Këtë s’e ka permend askush tjetër që është dikushi në politikë. U befasova për të keq që e degjova nga Hakiu”, ka shkruar Gashi, transmeton Ballkani.info.

Tutje ai ka shkruar edhe për ministren Haxhiu.

“Sot gjatë ditës, Albulena Haxhiu përdori një argument poashtu të çuditshëm kur tha se në veri e lëshojnë punën nëse nuk heqet taksa. Kjo nënkupton me ju dorëzu presionit të Listës Serbe. Është mirë që Qeveria e re me u bë e sinqertë dhe me tregu se arsyeja e vërtetë për heqjen e taksës është insistimi deri në detyrim i Grenell dhe SHBA’së. Më mirë është me tregu drejtë, sesa me u bo hor duke kërku e gjetë argumente nga goja e atyre që deri dje i ke pshty. Kështu nuk mirëmbahet shpresa e premtuar. Bojeni reciprocitetin e plotë, hiqeni taksën, sikur keni premtuar në fushatë. Të mirat e të këqijat e këtyre veprimeve do t’i bartni vet. Shpresoj në të mirat natyrisht, por mos e zgjatni me argumentime boshe se na bonet horë”, ka shkruar ai në fund. /Ballkani.info/