Gashi thotë se punëtorët e larguar nga KEDS-i janë zëvendësuar me familjarë të politikanëve, kryeprokurorëve e gjyqtarëve

Rashit Gashi, i cili të mërkurën është u përjashtuar nga puna prej KEDS-it, pretendon se të gjithë të larguarit nga kjo ndërmarrje, janë zëvendësuar me njerëz nga politika.

Numri i të përjashtuarve nga KEDS-i ka shkuar mbi 300. E për këtë, Gashi pretendon se këto vende janë zëvendësuar me të afërm, kryesisht të politikanëve.

“Në KEDS tash ka punësime të shumta familjare e partiake”, u shpreh ai.

“Janë zëvendësuar me të rinj, e çka është më e keqja që njerëz të fuqishëm në këtë vend, punësojnë pa konkurs. Ka ministra, që kanë punësuar aty familjarë, ka drejtorë të Policisë së Kosovës, që është fatkeqësi jashtëzakonisht e madhe, ka kryeprokurorë që e djalin aty”, u shpreh Gashi, duke shtuar, se ka punësime edhe prej deputetëve, kryetarëve të komunave, gjyqtarëve, etj, tha ai në Express Intervistën në KTV.

Ai tha se këto punësime, kanë ndodhur kryesisht 2 vitet e fundit.

“Këtë po e bëj publike këtu për herë të parë”, u shpreh ai.