Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se kryministri Kurti me sharkimin e ish- ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, ka vepruar kundër marrëveshjes së koalicionit qeveritar.
Në seancën e mbajtur sot për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Gashi tha se shkarkimi i Veliut nga kryeministri Kurti, pa u konsultuar dhe pa marrë miratimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ka qenë veprim kundër marrëveshjes së dy partive qeveritare.







