Analisti Dardan Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se çështja e targave dhe  vendosja e Elektroserverit në veri janë me çmimin e marrëveshjes për Asociacion.

“Tabelat dhe vendosja e Elektroserverit në veri janë me çmimin e marrëveshjes për Asociacion. Nuk është kjo që po bëhet në mënurë të izoluar dhe është sukses në vetvete, por është një pako, të cilës do t’ia dëgjojmë krismën më vonë se çfarë pasojash do të ketë për vendin”, ka thënë Gashi.

Ndërsa sa i përket çështjes se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, Gashi ka thënë se Qeveria nuk ka kontribuar asgjë në këtë drejtim.

“Nuk ka kontribuar (Qeveria) asgjë”, është shprehur analisti.

VIDEO BONUS: Interesim i madh për pasaporta pas liberalizimit – Për dy ditë aplikuan 7 400 qytetarë