Gashi: Si Bahtirin e Haskukën – Po të mbetej në parti, VV do e rikandidonte Shpend Ahmetin në Prishtinë

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, ka komentuar listën e kandidatëve të VV’së për kryetarë të komunave.

Thotë se me rikandidimin e Agim Bahtirit në Mitrovicë e Mytaher Haskukës në Prizren, VV po arsyeton keqqeverisjen e tyre.

Komentet Gashi i bëri në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, e njëjta ‘logjikë’ do të përdorej edhe në rastin e Shpend Ahmetit, po të mos ishin ndarë nga partia.

“kur i rikandidojnë agim bahtirin në mitrovicë e mytaher haskukën në prizren, na tregojnë që edhe shpend ahmetin, po të mos ishin prishë me të, do ta kishin rikandidu në prishtinë dhe do ta kishin arsyetu keqqeverisjen e tij’, shkroi Gashi në Facebook.

VV kandidon me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për pozitën e të parit të kryeqytetit.