LDK

Gashi: Sa të jetë LDK, anti-kushtetutshmëria e Qeverisë Kurti nuk kalon

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili edhe ka dorëzuar në Kushtetuese ankesën për Ligjin e hartuar nga Qeveria Kurti lidhur me caktimin e çmimeve të produkteve bazë, ka thënë se anti-kushtetutshmëria e Qeverisë Kurti nuk kalon.

“Anti-kushtetueshmëria e Qeverisë nuk kalon sepse LDK me deputetët dhe përkrahësit e saj, janë për të garantuar që të kemi kushtetutshmëri”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ligjin nr.08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që të rrëzojë këtë ligj.