Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës së sotme, ka folur për përgjimet që u publikuan dje nq mes shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, dhe krye terroristit Millan Radojçiq.
“Sot çka po dëgjojmë këtu dhe ajo çka pamë dje është në vazhdën e logjikës të cilën VV e ka ndërtuar si logjikë të përbaltjes duke qenë vetë e zhytur deri në fyt me kriminelët si Radojçiqi. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë, ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë, çfarë përfaqësimi është ky, çka përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e Grupit të tyre Parlamentar del akuzon para, mbrapa, anash, djathtas, majtas, pështyn në tana anët dhe këta entuziazmohen. Çka është ky entuziazëm, kush po gëzohet, për çka po gëzohet? Po gëzoheni se kush është më tradhtar se tjetri, po gëzoheni se kush i ka shërbyer më shumë se tjetri, për çka po gëzoheni?”, tha ai.







