LDK

Gashi për zjarrin në IML: Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi një kat i objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore u përfshi nga zjarri sot në mëngjes, duke thënë se “pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon”.

Ai ka përmendur edhe një rast tjetër, ku zjarri kishte përfshirë Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë ka vdekur një person.

“Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon. Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet. Sot, zjarri ka kapluar ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mos të harrojmë se para pak kohësh zjarri përfshiu edhe Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë pati edhe një viktimë”, ka shkruar Gashi.