Gashi për vizitën e Kurtit në SHBA: Dështim

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA.

Gashi ka thënë se një vizitë kaq e gjatë është e pazako9ntë në kohërat moderne.

Ai ka thënë se niveli i takimeve dhe rezultati nuk e arsyetojnë këtë vizitë kaq të gjatë.

“Është e pazakonshme që një kryeministër në kohët modern të qëndrojë tri javë jashtë vendit. Në gjendje të jashtëzakonshme të krizës energjetike dhe problemeve madhore siç është gjendja e sigurisë globale dhe aplikimi i Kosovës aplikimi në KE dhe kryeministri të mos jetë as në Evropë. Kryeministri nuk gjendet në Kosovë pothuajse qe tri javë dhe mungesa e tij nuk arsyetohet me takimet në SHBA, niveli i takimeve dhe numrit i takimeve nuk do ta arsyetonin asnjë vizitë katër ditore. Unë nuk do të dëshiroja ta shihja kryeministrin e Kosovës duke u sjellur në një shtet mik dhe përkrahës  jashtëzakonshëm i Kosovës për javë të tëra duke kërkuar dëshprimisht të takohet me zyrtarë të lartë. Ky dështim i kryeministrit është dështim i Kosovës dhe na shqetëson të gjithëve. Pavarësisht se a jemi në pushtet apo opozitë, ne  nuk duam ta shohim kryeministrin tonë në atë gjendje.”, tha Gashi.