Gashi nis një etapë të re në karrierë

Gashi ka nisur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij si artist.

Gashi është reper shqiptar, i cili çdo ditë numëron suksese të reja në karrierë, shkruan lajmi.net.

Reperi është gati të nis një kapitull të ri, ai bëri të ditur se ka hapur një label të tij, në të cilin do të marrë artistë të rinj.

“Unë kam nisur labelin tim të quajtur 423 dhe po kërkoj të nënshkruaj me artistë të rinj. Por, ata duhet të kenë muzikë të publikuar paraprakisht”, ka shkruar ai.

Si çdo herë, postimi i tij nuk ishte ‘jetëgjatë’, pasi për pak kohë e fshiu atë nga llogaria e tij.

loading…