Arben Gashi

Gashi nga KiE: Po përforcojmë rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka marrë pjesë në delegacionin e Kosovës që ishte në Këshillin e Evropës sot.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se suksesi për Kosovën është afruar dhe se përpjekjet po vazhdojnë me vendosmëri.

“Me qëndrim të përkushtuar në misionin tonë, përforcojmë rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Suksesi po afron, përpjekjet tona vazhdojnë me vendosmëri”, ka thënë Gashi.

VIDEO BONUS: QKMF-të të ngarkuara me pacientë për shkak të gripit, pak staf e shumë punë