Avokati

Gashi: Lulzimi punonte në një lokal të ushqimit të shpejtë, mbante motrën dhe vëllain me pagën e tij… do të hapet një fond për t’i ndihmuar ata

Tomë Gashi përfaqësuesi juridik, i Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të 18-të vjeçarit, Lulzim Fejzullahut që u rrah për vdekje nga dy të mitur në Podujevë, tha se viktima kishte punuar në një lokal dhe kështu me pagën e tij po mbante dy anëtarët e tjerë të familjes.

Gashi në një postim në “Facebook”, tha se Lulzim Fejzullahu në moshën 18 vjeçare u bë kryefamiljar për dy anëtare e tjerë, motrën dhe vëllain.

“Lulzimi, apo Luli siç e njihnin te gjithe, ishte jetim – ngase te dy prinderit, me heret, kishin vdekur. Luli ishte mbajtes i familjes dhe si 18 vjeçar punonte ne nje lokal te ushqimit te shpejte (fast food). Me pagen e tij, Luli i mbante dy anetare te tjere te familjes – motren dhe vellain – te cilet, per arsye shendetesore, nuk mund te punojne. Familja (e Lulit) gezonte nje ndihme financiare ne shumen prej EUR 110 nga institucionet shteterore”, shkroi Gashi,

Ai tutje tha se për këtë familje është hapur një fond nga qytetarët.

“Tani, pa Lulin, motra dhe vellai i tij mbeten pa kryefamiljarin qe i mbante me parate qe realizonte nga puna. Qytetare me vullnet te mire kane vendosur qe te hapin nje fond bamires per familjen e Lulit. Qasja dhe destinini i parave qe do te grumbullohen ne kete fond shkon vetem per motren dhe vellain e Lulit”, tha avokati.