Gashi kërkon ndihmën e fansave rreth ripërpunimit të këngës “Roses”

Labinot Gashi ka kohë që është zhvendosur përtej oqeanit Atlantik, ku edhe po sjell këngë të reja.

Rep-artisti që më së shumti njihet me nofkën, G4shi, ka publikuar këngën “Roses”, me një video mjaft të veçantë.

Duke parë suksesin e këngës, tashmë fansat po i kërkojnë që të risjell remiksin e këngës, e cila deri më tani është shikuar mbi 350 mijë herë në YouTube.

“Rihanna, Sam Smith, Adele, Post Malone, Rita Ora”, janë disa prej propozimeve që i kanë dhënë fansat, këngëtarit tonë.

Theksojmë se këngëtari pritet që të sjell edhe disa këngë të reja dhe do të mbajë koncerte anembanë botës.