Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka “zgjatur” dorën e pajtimin Lëvizjes Vetëvendosje, siç tha për të ndërtuar perspektivën e Kosovës.
Në interpelancën plenare për largimin e reciprocitetit, të thirrur nga Vetëvendosje, Gashi kërkoi konsensus për çështjet madhore të vendit.
Gashi: Shokë e shoqe të Lëvizjes Vetëvendosje ejani të ndërtojmë perspektivën e Kosovës
“Shokë e shoqe të Lëvizjes Vetëvendosje ejani të ndërtojmë perspektivën e Kosovës, jo nga logon e partive, por nga institucionet përfaqësuese. Nga Kuvendi I Kosovës duke ndërtuar konsensusin, qoftë edhe pas ditë të tërave të përplasjeve të ideve, por jo të interesave”, tha ai.
Krahas kësaj, deputeti i pushtetit i bëri lutje dy partive opozitare, t’iu bashkohen në dialogun me Serbinë.
Gashi: Thirrja ime për ju sot, lutja jonë është ejani të përfaqësojmë Kosovën me dinjitet
Video:
“Thirrja ime për ju sot, lutja jonë është hajdeni të përfaqësojmë Kosovën me dinjitet, hajdeni të drejtojmë bisedimet me integritet”, tha ai.







