Gashi i PDK-së: VV-ja me të lehta po i ka takimet me Listën Serbe se me LDK-në

Anëtari i PDK-së, Ilir Gashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e ka më të lehtë të takohet me Listën Serbe se me partitë shqiptare, në këtë rast me LDK-në.

Këtë reagim Gashi e bëri përmes rrjetit social facebook, ku i ka quajtur VV-në patriotë të rrejshëm.

“VV arrin marrëveshje me partinë e Aleksandër Vuqiqit, por akoma jo me një parti shqiptare. Shqiptarë të dashur – Kjo është deklarata më e fundit nga kampi i patriotëve të rrejshëm të Vetëvendosjes” ka shkruar Gashi.

Ilir Gashi ka reaguar edhe ndaj disa deklaratave të mëhershme të Haki Abazit, i cili kishte deklaruar se duke e njohur politikisht Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen qytetarët nuk kanë dëgjuar ende mjaftueshëm.

“Ky është një fakt tjetër më shumë se në çfarë humnerash i kanë hedhur parimet morale e kombëtare këta mashtrues politik” ka shkruar më tej Gashi, duke theksuar se këto parime nuk i kanë pasur asnjëherë, por vetëm i kanë përdorur si mjet propagande për të mashtruar qytetarët e këtij vendi.

Postimi i plotë i Ilir Gashit:

VV arrin marrëveshje me partinë e Aleksandër Vuqiqit, por akoma jo me një parti shqiptare Shqiptarë të dashur – Kjo është deklarata më e fundit nga kampi i patriotëve të rrejshëm të Vetëvendosjes. Duke e njohur politikisht A. Kurtin dhe Vetëvendosjen unë jam i bindur se as nuk keni parë e as nuk keni dëgjuar mjaftueshëm. Kjo deklaratë e H. Abazit është një fakt tjetër më shumë se në çfarë humnerash i kanë hedhur parimet morale e kombëtare këta mashtrues politik. Në fakt, këto parime nuk i kanë pasur asnjëherë, por vetëm i kanë përdorur si mjet propagande për të mashtruar qytetarët e këtij vendi. A. Kurti më të lehta po i ka negociatat me Listën Serbe që e quante parti çetnikësh dhe e Aleksandër Vuqiqit se me një parti shqiptare, në këtë rast Lidhjen Demokratike të Kosovës. Prej 7 tetorit dhe deri sot A. Kurti dhe partia e tij asnjëherë nuk kanë përdorur gjuhën e njejte për Listën Serbe qysh po ia bëjnë me LDK-në. A. Kurti dhe Vetëvendosje po sillen të kujdeshëm me Listën Serbe të Aleksandër Vuqiqit, por nuk ia falin vetes asnjë ditë të vetme të sillen me korrektësi dhe sinqeritet me partnerin e vetëm shqiptar që e kanë për bashkëqeverisje – LDK-në.